MENU
klinika

Zbulon emrin e tij

Sara Karaj mirëpret në jetë fëmijën e saj të dytë

12.10.2022 - 11:29

Pas problemeve shëndetësore dhe komplikacioneve që pati kohët e fundit gjatë shtatzënisë, blogerja shqiptare Sara Karaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Lajmin e bëri të ditur vetë blogerja përmes një foto-albumi në rrjetet sociale, u zbuloi gjithashtu edhe emrin e fëmijës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Karaj (@sara.karaj)

“Pas një jave plot sfida dhe intensive, më në fund Greg iu bashkua familjes tonë
Greg, na ke mrekulluar me forcën tënde! Ne jemi çdo moment me ty. Tëe tre! Uroj shumëe qëe kjo periudhëe tëe kaloje sa mëe shpejt dhe tëe vish me ne, siç kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin🤍 Ajo që dua të të siguroj është që kur ti të bëhesh më mirë dhe i fortë, do të kesh vëllain dhe babin më të mirë në botë afër. Që do të të qëndrojnë pranë në çdo moment të bukur apo të vështirë. Ndërsa mua, ti e di, do më kesh gjithmonë si tek barku Ne e nisem këtë rrugëtim bashkë, më afër se kurrë dhe kështu do vazhdojë!

Faleminderit shumë për çdo mesazh apo përkujdesje që keni dhënë drejt nesh. Gjithashtu, nuk e di a do të mund t’ja dilnim pa familjen tonë të madhe që ka qenë gjithë kohës aty, për çdo gjë”- thuhet në postimin e plotë të Sara Karajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën