12.10.2022 - 12:22
Në garat e Kampionatit Botëror të Xhudos që po zhvillohen në Tashkent (Uzbekistan), një gjest mjaft i bukur ka ndodhur në sfidën e peshës deri 70kg për femra.
Holandezja Sanne Van Dijke, në duelin që i dha fitoren e medaljes së bronzit ndaj japonezes Shiho Tanaka, përfitoi nga dëmtimi që pësoi rivalja aziatike.
Tanaka u detyrua të lërë sfidën në mes, por gjesti i Van Dijke ka marrë duartrokitjet e gjithë fansave. Ajo ka marrë në krahë rivalen japoneze, për ta shoqëruar jashtë tatami deri te stafi mjekësor.