Vllaznia vuan shumë në turin e parë të Kupës së Shipërisë, por arrin ta kalojë me sukses vetëm kohës shtesë në ndeshjen e kthimit. Ndaj Flamurtarit në “Loro Boriçi”, shkodranët fituan 3-0 në 120 minuta, teksa sfida e parë në Vlorë kishte përfunduar 2-1 në favor të kundërshtarit.
U duke që në fillim që do të ishte një ndeshje shumë e fortë, pasi miqtë u mbrojtën mirë thuajse gjatë gjithë pjesës së parë. Megjithatë, Juriç në minutën e 40-të do të çonte skuadrën në pushim me një gol avantazh.
Vllaznia kërkon me ngulm golin e dytë gjatë gjithë pjesës së mbetur të ndeshjes, por në fund të minutave fiksohet vetëm 1-0. Për pasojë, pas heqjes së rregullit të golit në fushë kundërshtare, ndeshja shkon në shtesë prej 30 minutave.
Me të nisur shtesa, kuqeblutë shënojnë dy gola njëri pas tjetrit. Fillimisht është Aralica që shënon dhe më pas Kruja që vulos kualifikimin me golin e tretë. Mbyllet 3-0 dhe fituesi në fuqi i Kupës së Sjhqipërisë kalon më tej, teksa në turin e dytë ekipi i Josës do të përballet me Bylisin.
Në turin e dytë kemi këto çifte:
GRUPI A
Lushnja – Tirana
Korabi – Partizani
Bylis – Vllaznia
Dinamo – Kastrioti
GRUPI B
Tomori – Laçi
Apolonia – Kukësi
Erzeni – Teuta
Skënderbeu – Egnatia