E ardhmja e Edy Rejës te Kombëtarja shqiptare është në dyshim të fortë pas dështimit në Ligën e Kombeve. Ai është trajneri i dytë më vjetër që drejton në Evropë (3 muaj më i vogël) pas rumunit Mircea Lucescut, por kjo nuk e pengon atë të ndalet.
Më datën 10 tetor, Edoardo Reja festoi 77- vjetorin e lindjes. Një karrierë e gjatë në drejtim, duke nisur nga viti 1979 dhe deri më sot, në më shumë se 43 vite.
Ekipet që ka drejtuar ndër vite janë Molinela, Monselicce, Pordenone, Pro Gorizia, Treviso, Mestre, Varesse, Pescara, Cosenza, Verona, Bologna, Lecce, Brescia, Torino, Vicenza, Genoa, Catania, Cagliari, Napoli, Hajduk Split, Lazio dhe Atalanta me një total prej 916 takimesh si trajner, plus 34 deri tani me Kombëtaren shqiptare.
Megjithatë, pavarësisht se ka drejtuar 23 skuadra në karrierën e tij dhe ka luftuar për shumë trofe, nuk ka arritur të triumfojë me një kupë. Reja krenohet me ngjitjen në Serie A të Brescias, Vicenzas dhe Cagliarit, si dhe rrugëtimin me Napolin nga Serie C në elitën e futbollit Italian, pa harruar ngjitjen e Shqipërisë nga Liga C në B.