MENU
klinika

Kritikat e ashpra në fjalimin e Ramës në KiE

PPE merr vendimin, anulon darkën e planifikuar me kryeministrin

12.10.2022 - 22:09

Pas kritikave të ashpra për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ka reaguar Presidenti i PPE Aleksander Pociej.

Ai ka bërë me dije se si shkak i ndërhyrjeve të Ramës në Asamble, është marrë vendimi për të anuluar një darkë punë të planifikuar.

“Me keqardhjen të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në mbledhje të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Komisioni Presidencial ka marrë një vendim për të refuzuar ftesën e Kryeministrit për një darkë pune”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se gjuha e përdorur sot në fjalim nga kryeministri Rama ka ngjallur pakënaqësi, ndërsa disa prej përfaqësuesve kanë shprehur indinjatën pa u mbyllur takimi.

Përfaqësuesi i Rumanisë u shpreh se Këshilli nuk Yshtë Prokurori, referuar pjesës ku Rama foli për raportin e Dick Martyt për trafikun e supozuar të organeve gjatë luftës në Kosovë dhe asaj që po ndodh me ish krerët e UÇK-së në Dhomat e Posaçme në Hagë.

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin