MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e katërta në grupe

Lewa shmang humbjen me Inter, Bayern e Liverpool të frikshëm

12.10.2022 - 22:58

Një ndeshje shumë emocionuese në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Interit, me gola, përmbysje dhe emocione deri në sekonda e fundit, ku Asllani humb shansin më të artë. Në fund mbyllet 3-3, me Inter që tashmë ka vetë në dorë fatin e kualifikimit.

Pjesa e parë pa katalanasit që dominuan totalisht, ndërsa ekipi nga Milano zgjodhi të provojë me kundërsulme, duke u treguar jo rrallë herë e rrezikshme, pasi Dzeko gjeti traversën. Barcelona i falet Dembeles, me golin e tij në fund të fraksionit.

Pjesa e dytë do niste mjaft mirë për të besuarit e Inzaghit, veprim fantastik i Nico Barella që barazon shifrat dhe dërgon në festë ata tifozë që kishin udhëtuar për në Spanjë. Në minutën e 60-të, Lautaro Martinez do tregonte se mbetet një nga sulmuesit më të mirë në Europë, kur pas asisti të Calhanoglu, përmbys ndeshjen.

Skuadra e Xavit ishte totalisht e ç’orientuar në fushë, ndërsa tifozët vendas dukeshin të zbehtë në shkallët e stadiumit të Camp Nou. Lewandowski barazon shifrat 10 minuta nga fundi. Në limite, Gosens mposht Ter Stegen. Por Lewa barazon dhe Asllani ne fund humb nje rast te arte.

Në po këtë grup, Bayern nuk ka falur aspak, duke mundur 2-4 Plzen. Bavarezët kryesojnë grupin me 12 pikë, Inter ka 7 të tilla dhe renditet e dyta, ndërsa Barcelona ka grumbulluar 4 pikë.

Në grupin A, fitore e madhe 1-7 e Liverpool në Skovic ndaj Rangers që bën që anglezët të jenë në vendin e dytë me 9 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e katërta në grupe

Napoli perfekt, Brugge ndal Atleticon

Pas kërkesës së Mbappe për t’u larguar

“Bomba” e fundit, Ronaldo vetofrohet për PSG