MENU
klinika

Hyri si zëvendësues

Salah vendos rekord në Champions me tripletën e fundit

13.10.2022 - 11:27

Mohamed Salah bëri historinë e Ligës së Kampionëve me një “hat-trick” në kohë rekord në fitoren 7-1 të të tijve ndaj Rangers në Ibrox. Egjiptiani luajti si zëvendësues, pasi erdhi nga stoli për të shënuar tri herë në 6 minuta e 12 sekonda. Ky është “hat-trick” më i shpejtë në historinë e kompeticionit.

Të tre golat e “Faraonit” u asistuan nga i njëjti lojtar, Diogo Jota, hera e parë që ndodhte diçka e tillë që nga viti 2012. Koha e “hat-trick” të Salah prej 6 minutash e 12 sekondash mposht rekordin e vendosur më parë nga Bafetimbi Gomis, i cili shënoi tre gola në 8 minuta për Lyon, kundër Dinamo Zagrebit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2011-2012.

I kthyer te golat, Salah do të presë të luajë si startues me “Reds”, kur të përballen me Manchester City e Pep Guardiolës në Premier League, të dielën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e katërta në grupe

Lewa shmang humbjen me Inter, Bayern e Liverpool të frikshëm


“Tani mund t’i quani gola ‘alla Jilldiz’”

Kenan është idhulli i ri te Juventusi, Del Piero e “bekon”

Rroga e “çmendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

Super kontratë për Lamine Yamal deri në 2030

“U fsheha pas biçikletave kur Ksavi më thirri në ekipin e parë”

Lamin Jamal: Dua të bëhem legjendë e Barcelonës