MENU
klinika

Pronarët kërkojnë të pamundshmen

Glazers e tepron, shifra stratosferike për shitjen e United

13.10.2022 - 18:15

Familja Glazers, pronare e Manchester United, nuk është e interesuar të shesë klubin… por do të konsideronin oferta mbi 9 miliardë sterlina. Familja amerikane mori përsipër Djajtë e Kuq për rreth 800 milionë sterlina në vitin 2005 dhe janë kritikuar shumë gjatë 17 viteve të tyre në “Old Trafford”.

Shumë tifozë të Manchester United kanë bërë thirrje që ata ta shesin ekipin, me zhgënjimin që rritet nga viti në vit që nga largimi i Sir Alex Ferguson në 2013. Sir Jim Ratcliffe, 69 vjeç, një tifoz i United, është përfolur për një përpjekje për të marrë kontrollin e klubit pasi nuk arriti të fitonte garën me Todd Boehly për Chelsea.

Ai drejton gjigantin e kimikateve shumë miliardësh Ineos dhe zotëron Nice dhe Laussanne dhe një të tretën e ekipit Mercedes të Formula 1, si dhe ka edhe interesa të tjera sportive.

Por sipas The Star, Glazers “nuk kanë dëshirë” të shesin fuqinë globale të futbollit. Dhe nëse ata do të bënin, atëherë do ta bënin për një ofertë prej mbi 9 miliardë sterlinash.

Kjo do ta bënte Unitedin skuadrën sportive më të vlefshme në botë, duke eklipsuar Dallas Coëboys të cilët thuhet se kanë një vlerë prej 7.23 miliardë sterlinash.

Megjithatë, klubi i Premier League vlerësohet aktualisht në më pak se 3 miliardë paund. Ndërkohë, manjati Ratcliffe vlerësohet të ketë një pasuri neto prej rreth 9.2 miliardë sterlinash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN