MENU
klinika

Artan Hoxha: Bëhen shembull

“Kemi vrasës profesionistë, kemi edhe vrasës budallenj si…”

14.10.2022 - 09:59

Artan Hoxha ka folur për vrasjet me pagesë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tregoi se si vëllezërit Beqiraj përfunduan të rrëmbyer për shkak të veprimeve amatoreske dhe më pas nga frika rrëfyen ngjarje të rënda kriminale.

Hoxha tha se në Shqipëri ka vrasës me pagesë profesionistë që nuk kapen nga policia, madje qarkullojnë edhe vrasës të huaj, të cilët kapen vetëm nga rastësia.
“Vëllezërit Beqiraj kanë qenë të skeduar nga policia për ngjarje që kanë të bëjnë me trafikun e narkotikëve, por jo për ngjarje të rënda. Këta kanë rënë në sy sepse kanë hyrë në zonë si Shijaku me motor me skafandër.

Në zonë ka njerëz që ruajnë. Ata u morën peng. Policia ka ndërhyrë për ti shpëtuar si pengje. Pastaj ata nga frika filluan të flasin.

Dumani foli sepse mendoi se e shitën të vetët dhe do e vrisnin. Julian Sinanaj, erdhi të fliste nga frika se do ta vrisnin. Erdhi të televizioni dhe une nuk e besova.

Ishte një në Vlorë, edhe ai u tremb se do e vrisnin. Edhe prokurorët thoshin është i çmendur nuk e besonin, Këto ngjarje zbulohen spontanisht.

Vrasësit me pagesë profesionistë nuk zbulohen.

Vrasës me pagesë kemi patur nga forcat komando greke. Një ishte i Camorrës. Ka patur nga Kirgistani. Qarkullojnë dhe kemi kapur edhe vrasës të huaj.

Ne momentin që nuk kapen dhe janë të suksesshëm, bëhen si shembull për këta si vëllezërit Beqiraj se e dinë si punë të lehtë.

Pra kemi vrasës profesionistë kemi edhe vrasës budallenj!”, deklaroi Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëmbimi i Indrit Beqirajt në autostradë

Policia: Autorët rrahën dy vëllezërit dhe u larguan