MENU
klinika

Masakra me 3 të vdekur në Klos

Prokuroria kërkon hetimin e celularëve të 2 adoleshentëve!

14.10.2022 - 11:49

Të tjera detaje kanë dalë nga masakra me tre të vdekur dhe dy të plagosur në Klos.

Sipas burimeve, bëhet me dije se dy 17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët e tyre mesazhet që provojnë shantazhin ndaj bashkëmoshatares së tyre.

Report Tv mëson se Prokuroria e Burrelit ka kërkuar që të çohen për ekspertim telefonët celulatrë të dy bashkëmoshatarëve, për të ndërtuar gjithë skemën e ngjarjes që çoi në vrasjen e Ilir dhe Kenado Shirës(babë e bir) dhe plagosjen e Eglantin dhe Renato Hasulës(babë e bir), të cilët u qëlluan me armë zjarri nga Fiqiri Mjeshtri, që më pas vrau edhe veten.

Telefonat e dy të rinjve tashmë do t’i nënshtrohet ekspertimit në laboratorin e policisë shkencore. Gjithashtu është vendosur që nuk do të kërkohen masa sigurie për personat e përfshirë në ngjarje. Kjo pasi autori është vetvrarë, ndërsa as për vëllezërit Mjeshtri dhe babë e bir Hasula nuk do të ketë masë sigurie.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth dy ditë më parë, pas një konflikti dhe shantazheve të pretenduara në rrjetet sociale ndaj një 16 vjeçareje nga dy bashkëmoshatarët e saj.

Sipas dëshmisë së adoleshentes, ajo pretendonte se ata e kërcënonin me foto e video për ditë me radhë, duke bërë që ajo të mos shkonte në shkollë për 5 ditë.

Ndërkohë babai i vajzës, Fiqiri Mjeshtri, pas diskutimeve dhe debateve që ka pasur me bashkëmoshatarët e vajzës dhe aballarët e tyre ka nxjerrë armëd duke qëlluar drejt 4 personave dhe më pas ka vrarë edhe veten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga mesazhet tek takimi për t’u “sqaruar”!

Dinamika brenda lokalit ku u vranë 3 persona

Rrëfehet vëllai i autorit të krimit në Klos

Si e shantazhonin mbesën dy kushërinjtë?