Disa studentë në Gaza kanë ndërtuar një hidrocentral për të shpëtuar rajonin nga kriza energjetike. Ky hidrocentral gjeneron energji të pastër nga lëvizjet e valëve të detit.
Studentët e ngritën duke përdorur pjesë nga makineri dhe mjete të vjetra dhe shpresojnë se ky hidrocentral do ta ndihmojë Gazën me krizën e energjisë që po kalon.
Rezidentët e zonës, që përbëjnë thuajse 2 milion njerëz, furnizohen vetëm 4 orë në ditë me energji elektrike! Janë thuajse 20 orë në errësirë të plotë, duke çakërduar kësisoj shtëpitë, spitalet, shkollat e procesin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Grupi islamist Hama ka kontrolluar Gazën qysh prej vitit 2007.
Ky territor ka një central elektrik që arrin të plotësojë vetëm çerekun e nevojave të tij. Zakonisht e importon pjesën tjetër të nevojitur nga Izraeli dhe Egjipti.
Por tensionet mes Hamasit dhe Autoriteteve Palestineze kanë bllokuar importin, e derisa kjo krizë të zgjidhet, ky hidrocentral do i mbajë qytetarët e Gazit me shpresë.
Avantazhet kryesore të energjisë hidrike
Energjia e valës ka një avantazh në lidhje me diellin dhe erën. Valët janë të lehta për t’u parashikuar. Dhe ndryshe nga dielli, që punon vetëm në orët e ditës, energjia e valës mund të shfrytëzohet 24/7.
Hulumtimet e fundit sugjerojnë se energjia e valës në SHBA mund të prodhojë deri në 1,170 terawatt-orë në vit, ose pothuajse një e treta e përdorimit total të energjisë elektrike të vendit. Duke njohur këtë potencial të madh, Departamenti Amerikan i Energjisë (DOE) po investon shumë në energjinë prej valëve të detit.