Dy ditë para ndeshjes ndaj Marsejës, PSG po kalon një moment mjaft delikat. Në veçanti, rasti Mbappe po i trazon shumë ujërat rreth klubit parizien. Sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, problemet aktuale janë të lidhura ngushtë me premtimet e mëdha që i janë bërë lojtarit për ta bindur atë të vazhdojë kontratën në maj.
E para, e njohur tashmë prej shumë muajsh, është siguria për të qenë në qendër të projektit sportiv. Një status protagonisti dhe lideri që duhet të kishte çuar në largimin e Neymar, i cili në vend të kësaj, mbeti nw ekip.
Gazeta shkruan gjithashtu se mungesa e profesionalizmit të brazilianit, sipas Mbappe, do të dëmtonte performancën dhe rezultatet e skuadrës. Në këtë kuptim, drejtuesit i kishin garantuar yllit francez që të kishte në dispozicion një buxhet prej 500 milionë eurosh për të shkëputur jo vetëm kontratën e Neymar, por edhe atë të Lionel Messit.
Me pak fjalë, pavarësisht ardhjes së Luis Campos te PSG, shumë pranë klanit Mbappe, situata ka precipituar brenda pak javësh dhe kjo është arsyeja pse Mbappe ka menduar menjëherë për largimin e tij nga Parisi.