MENU
klinika

Rama ironizon Bashën, Berishën dhe Metën

“Opozita e zhytur në thesin e parave ruse”

14.10.2022 - 12:39

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një postim ironizues ndaj kreut të PL-së Ilir Meta, Lulzim Basha dhe kreut të PD-së Sali Berisha.

Nëpërmjet në shkrimi në Twitter Rama thumbon opozitën, duke e cilësuar atë si opozitën e rublave, pasi sipas një raporti të Komunitetit Amerikan të Zbulimit, në kohën kur Partia Demokratike drejtohej nga Luzlim Bash ka marrë rreth gjysmë milionë dollar nga Rusia.

Reagimi i Ramës vjen dy ditë pasi opozita e akuzoi për fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Opozita shqiptare e ka konsideruar show dhe propagandë fjalimin e Edi Ramës dje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Postimi i Ramës ne Twitter

“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”

Raporti zbulon se janë mbi 24 vende të botës, ku Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidate. Sipas burimit, këto shuma janë dhënë për të manipuluar demokracitë në këto shtete.

Në 2017-ën, vit në të cilin u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e prej 500 mijë dollarësh, përkojnë me hetimet që u hapën në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Firma lobuese amerikane kishte deklaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Për këto pagesa organet e drejtësisë nisën hetim dhe u pyet dhe vetë kreu i PD-së në atë kohë, Lulzim Basha. Hetimet nisën për pastrim parash. Më pas porkuroria u tërhoq nga kjo akuzë dhe

Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt, financier i PD-së, lidhur me pagesat për firmën Muzin.

Ndërkohë, veç Shqipërisë, në raportin amerikan përmenden edhe Bosnja dhe Mali i Zi, respektivisht për financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorak Dodik për zgjedhjet e vitit 2018 dhe fonde për partinë pro-ruse Fronti Demokratik.

Zyrtari amerikan ka thënë për mediat, se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatë dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rrëzoni akuzat e turpshme ndaj Kosovës"

Rama, kritika të forta KiE: Shpëtoni fytyrën


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”