MENU
klinika

Plani për ditën e parë të mësimit

Pedagogët në protestë, të hënën nis viti i ri akademik

14.10.2022 - 12:57

Pedagogët janë të vendosur për të vazhduar protestat dhe bojkotuar mësimin, derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Këtë të enjte, ata protestuan para Fakultetit të Arteve, ku theksuan se nuk mjaftohen me rritjen 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë universiteti.

E hëna është data e nisjes së vitit të ri akademik, por pedagogët thonë se nëse qeveria nuk reagon, ata nuk do të hyjnë në auditore, ndërsa i bëjnë thirrje studentëve që të bashkohen nën sloganin investim për arsim cilësor.

Ata shpjegojnë se në 17 tetor, do të jenë në fakultete për të pritur studentët e viteve të para dhe më pas do të dalin sërish në protestë.

Nga ora 08:00-10:00 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj, ndërsa në orën 10:00-12:00 do të zhvillohet protestë para godinave në të gjitha fakultetet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të qëndrojmë fort me kërkesat tona"

Pedagogët ngrihen sërish në protestë


"The Telegraph" artikull për ‘shtëpitë e barit’

Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani?

Do merret vendim për…

PD mbledh Këshillin Kombëtar

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE