14.10.2022 - 19:25
Një nëndetëse ruse është pikasur duke lundruar në sipërfaqen e brigjeve të Britany në fund të shtatorit dhe është shoqëruar më pas nga marina franceze. Lajmin e bënë të ditur autoritetet e vendit.
Marina tha se luftanijet britanike dhe spanjolle u përfshirë po ashtu në monitorimin e lëvizjeve të nëndetëses. BFM TV raportoi se incidenti ndodhi më 29 shtator.
Muajin e kaluar, u zbulua se një anije britanike kishte shoqëruar gjithashtu një anije ruse teksa kalonte pranë ujërave territoriale të Mbretërisë së Bashkuar gjatë Krishtlindjeve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tensione me Nato-n
Rusia nxjerr në det “përbindëshin bërthamor” që “fshin” aleatët!
Zjarri që pati 14 viktima