MENU
klinika

Nga depresioni, te terapia e Ronaldos

“Fenomeni”: Jetën time ia kam borxh futbollit

15.10.2022 - 13:32

Mbrëmjen e djeshme në Madrid u prezantua filmi i Dazn kushtuar Ronaldos me titull “Fenomeni”. Një natë emocionuese, ashtu si dokumentari, në të cilin Ronaldo hapet duke treguar dramën që përjetoi mes viteve 1998 dhe 2002, me një dëmtim të dyfishtë në gjurin e djathtë.

EMOCION I VËRTETË – “Po, unë qava, – tha Ronaldo mbrëmë në skenën e ‘Cine Callao’. – Edhe herën e parë që e pashë në Londër, por edhe sonte disa herë. Janë 90 minuta, por për mua është sikur të ishte një shekull, një përjetësi.

Me gjithë optimizmin e botës dhe me gjithë dashurinë që kam për futbollin, ka pasur raste kur nuk e dija se ku isha dhe ku po shkoja. Nuk e kuptoja pse më ndodhën kaq shumë gjëra të këqija. Sepse më ka ndodhur mua, që jam njeri i mirë, që jam i sinqertë, i këndshëm, të paktën herë pas here, që buzëqesh gjithmonë.

Një person që të gjithë e duan. Nuk e kuptova. Por në fund, Zoti rezervon momente spektakolare për njerëzit e ndershëm që sillen mirë dhe punojnë shumë. Uffff, emocionohem”.

SHËNDETI MENDOR – Duartrokitje nga salla. Më pas Ronaldo fillon sërish: “Ka shumë dramë në film. Kthehesh pas dhe shikon vendimet e vështira që duhet të marrësh kur je një djalë 22-23 vjeç. Dhe pa asnjë ndihmë psikologjike. Ishte e mahnitshme.

Të qenit protagonist i kësaj historie më kushtoi shumë. Në atë kohë nuk flitej për shëndetin mendor të lojtarëve, sot po. Në atë kohë ishim si luftëtarë, na hidhnin në arenë dhe vlente kush dilte i gjallë prej saj. Pak a shumë kështu ishte. Presioni që po ndjeja po më shtynte çdo herë poshtë.

Një djalë kaq i ri nuk di si të sillet, si të përballet me gjithë këtë, me kaq shumë gjëra shumë të mëdha që i ndodhin. Kam bërë shumë përpjekje dhe jam mësuar duke u goditur kudo. Duke parë mbrapa sot, shihni kaq shumë dramë. Por edhe një fund shumë të lumtur. Ia kam borxh jetën time futbollit, vazhdoj në futboll dhe do të qëndroj në futboll gjithë jetën”.

NË TERAPI – Për çështjen psikologjike, Ronaldo foli edhe për “Marca”: “Sot jam në terapi, e kam filluar para dy vitesh e gjysmë dhe më ka ndihmuar të kuptoj shumë më mirë atë që kam ndjerë më parë. Shikoj prapa dhe po, shoh që kemi qenë të ekspozuar ndaj stresit shumë të madh mendor, pa ndonjë përgatitje specifike.

Në atë kohë askush nuk kujdesej për shëndetin mendor të lojtarëve. Sot është ndryshe, ka vëmendje të madhe për temën, lojtarët studiohen dhe analizohen. Në kohën time këto gjëra nuk bëheshin dhe futbolli mund të çojë në stres të madh, që mund të jetë vendimtar për pjesën tjetër të jetës.

Tema është injoruar totalisht në brezin tonë. Shumë lojtarë kanë kaluar kohë të tmerrshme, duke përfshirë depresionin, për shkak të mungesës së privatësisë ose lirisë. Problemet ishin shumë evidente, por zgjidhjet nuk ishin shumë të disponueshme”.

DEPRESIONI – “Fenomeni” flet për të me rastin e prezantimit të dokumentarit të Dazn për jetën e tij, me titull “Ngritja, rënia dhe shëlbimi i Ronaldos”. Duke folur me Roberto Carlos, në dokumentar kampioni brazilian prek edhe temën e shëndetit mendor:

“Po, sot bëj terapi. Kanë kaluar dy vite e gjysmë dhe e kuptoj shumë më mirë atë që kisha përjetuar më parë. Vij nga një brez i cili nuk pati mundësinë më të vogël për të kërkuar ndihmë. Unë kthehem prapa dhe shoh se po, ne ishim të ekspozuar ndaj stresitshumë të madh.

Asokohe nuk kishte asnjë shqetësim për shëndetin mendor të lojtarëve. Sot janë shumë më të përgatitur, marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, lojtarët studiohen më shumë: profilet e secilit, si reagojnë, si duhet të reagojnë… Në kohën time nuk kishte asgjë nga këto. Dihet që futbolli mund të jetë një burim stresi i madh dhe të ketë një peshë të madhe në pjesën tjetër të jetës së një lojtari”.

KRAHASIMI MUNGON – Ishte e pamundur, në ato vite, të përballeshe me dikë: “Shumë, natyrisht, kam kaluar momente të tmerrshme, përfshirë depresionin, për shkak të mungesës së privatësisë, mungesës së lirisë… Është e vërtetë që problemet ishin shumë evidente, por zgjidhjet nuk ishin menjëherë të disponueshme”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prishje e menjëhershme e kontratës

Mbappe paguan “cash” vetëm të largohet nga PSG