MENU
klinika

Lidhje të dyfishtë me viktimën dhe një prej autorëve

Si ra në pranga e reja në Korçë për vrasjen e 26-vjeçarit

15.10.2022 - 14:20

Martina Pajollari është arrestuar dje nga policia e Korçës, 4 muaj pas vrasjes së Martin Çeços, 26-vjeçarit me të cilin ishte në një lidhje në fshatin Kolanec të Maliqit.

Por me sa duket kjo nuk ka qenë e vetmja lidhje e 18-vjeçares, e pikërisht raporti me një prej autorëve dhe viktimën, ka qenë dhe shkaku i krimit të rëndë që tronditi Maliqin.

Pajollari, e cila dyshohet se është bashkëpunëtore në këtë ngjarje. Nga deklaratat e saj në polici ajo në një moment ka pranuar që ndodhej në vendngjarje në momentin kur është kryer krimi. Për këtë çështje tre shtetas janë vënë pas hekurave më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo janë të dyshuarit kryesor.

Nga hetimet prokuroria ka krijuar dyshime të forta se kjo shtetase e ka nxjerrë në pritë 26-vjeçarin, natën kur u ekzekutua disa kilometra pranë fshatit, tek një rezervuar, ku u inskenua dhe vetëvrasja e Martin Çeços. Ishte Tina Pajollari e cila u pyet e para në Polici dhe tregoi se vrasjen e kreu Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo. Më vonë para policisë ajo ka pranuar që ka qenë në vendngjarje dhe ka dhënë detaje të tjera mbi krimin mostruoz. Dëshmia e të resë është mbështetur dhe nga bariu i Valter Mollajt. Gjithsesi shtetasja Pajollari nga fshati Marjan i Korçës, ka ndryshuar disa herë dëshminë kur është marrë në pyetje.

 

 

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon operacioni policor i koduar “Marjani”.
Shkon në 4 numri i të ndaluarve në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç.
Vihet në pranga 18-vjeçarja, e dyshuar si e implikuar në vrasjen e 26-vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familjes, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, bënë ndalimin e shtetases M. P., 18 vjeçe, banuese në fshatin Marjan, Korçë.

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës Parë Korçë me vendimin e datës 14.10.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si e implikuar në ngjarjen e lartpërmendur, për të cilën strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë ndaluar më parë shtetasit B. A; V. M. dhe E. M.
Vijon puna për dokumentim me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.