MENU
klinika

Moto GP

Fiton Rins, Bagnaia shkëputet në krye, rrëzohet Quartararo

16.10.2022 - 12:54

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, është lideri i ri i botërorit të Moto GP. Në garën e Cmimit të Madh të Australisë zhvilluar sot në mëngjes, ai u rendit i treti, rezultat i mjaftueshëm për të marrë kreun e renditjes, duke parë rrëzimin e Fabio Quartararo, që dorëzon fronin.

Francezi i Yamaha nuk mori asnjë pikë dhe tashmë sheh të dorëzojë titullin, pasi është 14 pikë pas Bagnaia, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy gara nga mbyllja e Botërorit. Gara e sotme u fitua nga piloti spanjoll i Suzuki, Alex Rins, që la pas spanjollin tjetër Marc Marquez me Honda (podiumi i 100-të në karrierë).

Një garë e vështirë për Quartararo, që fillimisht doli jashtë piste dhe më pas, në xhiron e 11-të, u rrëzua. Kjo karikoi Bagnaia, që bëri një garë të qetë, duke mos rrezikuar. Jorge Martin, që u nis nga “pole”, u rendit i shtati e Aleix Espargaro i nënti. Ky i fundit ende në garë për titullin, por është -27 pikë nga Bagnaia.