MENU
klinika

Ashtu si u paralajmërua

Nuk ka më dyshime, Egnatia emëron trajnerin e ri

16.10.2022 - 12:59

Ashtu siç u paralajmërua pasditen e djeshme, 62-vjeçari Shpëtim Duro ka rënë dakord për gjithçka me presidentin Agim Demrozi dhe të hënën do të prezantohet zyrtarisht tek Egnatia, duke drejtuar stërvitjen e parë në krye të rrogozhinasve.

Duro njeh mirë pjesën dërrmuese të Egnatias, pasi ka drejtuar disa lojtarë të saj kur ka qenë trajner te Partizani, Laçi dhe Kukësi. Debutimi i Duros në pankinën e Egnatias do të jetë në fundjavën e ardhshme ndaj Kukësit në tranafertë.

Pas largimit të Edlir Tetovës, presidenca rrogozhinase kontaktoi direkt Duron, ndërsa kandidat ishte edhe italiani Diego Longo, por rrogozhinasit I kanë besuar stolin një eksperti të vjetër dhe njohës I mirë i kampionatit tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN