16.10.2022 - 14:30
Inter vijon me paraqitjet e mira, duke u rehabilituar edhe në kampionat. Pasi mposhti Sassuolon dhe i mori katër pikë Barcelonës, zikaltrit bëjnë “detyrën” edhe në shtëpi me Salerinatën, duke fituar 2-0 dhe ngjitur kështu në vendin e shtatë, -6 pikë nga kreu.
Zikaltrit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Lautaro Martinez në minutën e 14-të kaloi në avantazh zvendasit me një goditje të befasishme dhe të menjëhershme nga distanca.
Në pjesën e dytë, nënkampionët e Italisë shënojnë golin e dytë me Nicolo Barellan, duke dyfishuar rezultatin në “Giuseppe Meazza”. Kaq mjaftoi për të besuarit e Inzaghit, që tani shohin para dhe shumë më të qetë se një javë më parë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 10