Bayern Munich rikthehet te fitorja në Bundesligë pas barazimit në klasiken me Dortmund, duke mposhtur bindshëm 5-0 Freiburg në Allianz Arena” dhe duke marrë vendin e dytë në renditje. Një sukses më i lehtë nga sa u mendua për bavarezët.
Brenda 30 minutash kampionët e Gjermanisë do mbyllnin llogaritë e sfidës me golat e Gnabry dhe Chuopo Moting. Sapo filloi pjesa e dytë, ekipi i Nagelsmann ktheu portën e kundërshtarit në tabelë qitje, teksa erdhën edhe golat e Sane dhe Mane.
Vendasit tregohen të pamëshirmshëm, pasi ka kohë edhe për golin e Sabitzer. Kështu, Bayern është i dyti në kampionat me 19 pikë, 1 më shumë se Freiburg. Në ndeshjen e drekës, Union Berlin surprizoi Dortmundin (2-0) dhe kryeson me 23 pikë.