MENU
klinika

Para "El Clasico"-s

Policia spanjolle arreston djalin e presidentit Laporta në Madrid

17.10.2022 - 17:57

Për familjen Laporta, e diela e 16 tetorit ishte një ditë për t’u anuluar totalisht. Joan Laporta ka ndjekur nga tribuna presidenciale humbjen e Barcelonës në El Clasico ndaj Real Madridit, i cili fitoi 3-1.

Dhe pas ndeshjes, presidenti i blaugranës shkoi direkt në dhomat e zhveshjes për t’i kërkuar arbitrit shpjegim për disa vendime. Një shpërthim i plotë. Por nuk mungoi as arrestimi i Guillermo Laporta, djalit të presidentit, i cili përfundoi pas hekurave për keqtrajtim të të dashurës.

Djali i numrit një të klubit katalanas ishte në orën 15:00 në një lokal të Madridit, i vendosur në Calle Miguel Angel 16, në shoqërinë e të dashurës së tij. Ata ndoshta po hanin drekë në atë pikë të njohur në qytet përpara se të niseshin në Bernabeu aty pranë për të ndjekur Real-Barcelona.

Çifti u grind, Guillermo u zemërua dhe humbi durimin. Vendi është mbushur në atë moment, është e diel pasdite, shumë shohin se çfarë po ndodh. Në një nga tavolinat është duke drekuar eskorta e një ministri të qeverisë spanjolle, i cili ka parë skenën dhe ka lajmëruar policinë.

Vajza ishte e acaruar dhe qante në karrige, ndërsa Laporta junior ulërinte dhe bërtiste. Burri ishte mjaft agresiv për të tronditur të renë, e cila nuk mundi të rezistonte. Dhe ai agresivitet, ndoshta i prodhuar edhe nga shumë alkooli, madje është treguar se është ruajtur edhe kur ka mbërritur policia.

Ai ishte aq i tërbuar sa duhej të ishin edhe mjekët aty. Ndërsa vajza ka qëndruar deri në mbrëmje me FOEN – Njësia e Kujdesit për Familjen dhe Gratë. I përfunduar pas hekurave, Guillermo Laporta u lirua më pas me urdhër të gjyqtarit në mbrëmje, zyrtarisht pa akuza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN