17.10.2022 - 20:46
Roma ka marrë fitoren e 3-të radhazi në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka mundur 0-1 Sampdorian në Genoa. Kryeqytetasit janë mjaftuar me një gol të Pellegrinit, në minutën e nëntë. Mesfushori gjuajti saktë, duke cuar topin në rrjetë.
GOAL! Lorenzo Pellegrini
Sampdoria 0-1 AS Roma#SampRoma | #Roma
pic.twitter.com/vBmOOEq6mN— Fast Goals (@fast_footygoals) October 17, 2022
Samp do kishte pak raste për shënim, me Romën që nuk la aspak hapësira. Mysafirët Giallorossi janë në korsinë e Champions League, objektivi mbetet pozicioni në katër vendet e para të tabelës. Ekipi i Stankovic mbyll tabelën.