17.10.2022 - 21:12
Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Sadio Mane, u shpall fituesi i një çmimi special, që mban emrin e një legjende të futbollit, brazilianit Sokrates, për kontributin që ka dhënë në komunitet në vendlindjen e tij.
Ky çmim iu dorëzua Manesë pikërisht nga Rai Sokrates, vëllai i lojtarit të madh brazilian, i ndarë nga jeta vite më parë. Me çmimin “Socrates” shpërblen lojtarët e përfshirë në projekte shoqërore dhe bamirësie.