“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:Esëll apo pas mëngjesit? Kur duhet ta pimë kafen?
Mjeku:Mund të ketë persona që pinë tre kafe në ditë dhe të kenë një tolerancë të moderuar. Nuk kanë efekte negative. Kafja nuk duhet pirë esëll, dhe nëse pihet duhet të shoqërohet me një gotë ujë sepse duke rritur sasinë e lëngjeve që merr stomaku, bën që kafja të mos rrijë shumë në stomak dhe të kalojë në zorrë. Kështu efektet nxitëse të acidit klorhidrik të jenë më të vogla. Idealja është një kafe pas një mëngjesi të shëndetshëm.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.