MENU
klinika

Nuk janë Lakers

Nesër starton NBA, njihuni me 10 ekipet pretendente

18.10.2022 - 15:35

Nesër në mëngjes nis sezoni 2022-2023 në NBA. Disa ekipe synojnë titullin kampion, disa të arrijnë zonën play off. Ka edhe nga ato skuadra që po punojnë për të ndërtuar të ardhmen, duke menduar për “draft” dhe kampionatin tjetër.

1-Milwaukee Bucks: Kampionë dy sezone më parë, në play off-in e fundit u penalizuan nga dëmtimi i Khris Middleton. Krahasuar me një vit më parë rikuperojnë Brook Lopez si dhe Middleton në pjesën e dytë të sezonit. Në ekip ndodhet një përbindësh si Giannis Antetokounmpo.

2-Golden State Warriors: Janë kampionët në fuqi edhe pse të përfshirë nga sherri që Green pati me Poole javën e kaluar. Gjithsesi, me Curry, Thompson në ekip e mjaft të rinj që rriten, trajneri Steve Kerr ka një grup të konsoliduar që mund të arrijë formën optimale në play off.

3-Clippers: Rikthehet Kawhi Leonard pas dëmtimit dhe do të bëjë diferencën në parket. Ardhja e John Wall e përforcon shumë këtë skuadër, që synon të bëjë diferencën në fushë me yjet e saj.

4-Boston Celtics: Dukeshin favoritë, por disa dëmtime dhe mbi të gjitha pezullimi i trajnerit Udoka përmbysi gjithçka. Janë një ekip më yje, por pa një trajner, ndaj mund të surprizojnë e humbasin nga momenti në moment.

5-Philadelphia 76ers: Ishin ambiciozë, por u bënë edhe më shumë. Një ekip ku përvoja e James Harden, forca e Joel Embiid si dhe ardhjet e Melton, Harrell si dhe PJ Tucker e bëjnë një ekip të frikshëm.

6-Phoenix Suns: Ishin skuadra me rekordin më të mirë sezonin e fundit, në play off e pretendentë për titull dy sezonet e fundit, por gjithnjë dështuan në fund. Ndoshta ky është viti i duhur për të befasuar. Paul e Booker janë gati për të befasuar sërish.

7-Denver Nuggets: Kanë një MVP në skuadër, Nikola Jokic, që do të mbështetet nga Murray e Porter. Në ekip janë edhe Pope, Jordan, Barton e Cousins, një ansambël që ka nevojë për t’u menaxhuar mirë.

8-Miami Heat: Shkuan një fitore larg finaleve të sezonit të kaluar, por dëmtimet bënë punën e tyre. Grupi është i shkëlqyer, me Butler, Jovic, Herro etj., gati për të shpërthyer sërish.

9-Memphis Grizzlies: Gjithnjë janë nënvlerësuar, por kanë një yll si Jo Murant, që ka nevojën e Jaren Jackson e Clarke, që duhet të tregojnë se sa vlejnë.

10-Dallas Mavericks: Gjatë play off-it 2022 kaluan limitet e tyre, ndërkohë që kanë bërë disa përforcime që pritet të japin frutet e tyre në skuadër. Gjithsesi, fusha do të tregojë forcën e tyre reale.

Jashtë “top-10” skuadrave pretendente janë Brooklyn Nets dhe Lakers, që kanë mjaft yje në përbërje. Skuadra e Nets ka Durant dhe Irving, ndërsa te Lakers janë LeBron dhe Davis, por edhe vjet zhgënjyen. Vështirë se mund të ndryshojë ndonjë gjë këtë sezon

Lajm i keq për Barcelonën dhe Spanjën

Dëmtohet ylli i sulmit Lamin Jamal

Realizoi dygolësh në ndeshjen e 100-të me Granadën

Uzuni: Jam lider në fushë, punoj për të gëzuar tifozët

Dy ndeshje miqësore me Moldavinë

Trajneri Bushi publikon listën e Kombëtares U-21

“Nuk jam bërë pishman për Brazilin”

Ançeloti më serioz se kurrë: Dua reagim në fushë