MENU
klinika

"Ne do ta mbështesim!"

Meta: Çdo emër që del nga primaret është përgjegjësi e Berishës

18.10.2022 - 22:07

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në zgjedhjet lokale që do të mbahen në pranvërën e ardhshme do të mbështesin çdo kandidat të Partisë Demokratike.

Sipas Metës, emrat e dalë nga primaret janë përgjegjësi e Berishës dhe nga ana e PL nuk do të ketë asnjë kundërshtim, pasi siç u shpreh ai “çdo rezerve do t’i shërbente Ramës”.

“Këtu është goditur në themel sistemi opozitar, jo thjesht si PD apo PL. Këtë goditje ja bëri Basha në bashkëpunim me Ramën. Prandaj opozita është e vonuar në këtë përballje. Duhet ecur shumë shpejt, sepse jepen kulla nga 70 kate, dhe jepen për të blerë sa më shumë mundësi për tjetërsimin e pushtetit vendor.

Ne mbështesin kandidatët që bie dakord PD. PD të bashkojë shqiptarët kundër rilindjes. Është e rëndësishme që të merren vendime sa më parë. Për çdo emër që del nga primaret është përgjegjësi e PD dhe e Berishës dhe ne do ta mbështesim, sepse çdo rezervë e jona do ti shërbente Edi Ramës”, tha Meta për Fax News.

Ndërsa rikonfirmimin që Rama i bëri Armando Subashit për kryetar bashkie ne Fier, Meta e komentoi kështu: “Çdo zhvillim në vend është peng i qeverisë për interesa që lidhen me krimin e organizuar. Se kë kandidon Rama në Fier apo diku tjetër, ai mund të gjejë një figurë të pacënuar, nuk ka rëndësi, çdo kandidat i rilindjes është vetë Rama. Çdo ministër është Edi Rama, ato janë si matrioshka ruse”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN