MENU
klinika

NBA

Nis sezoni i ri, Warriors mposhtin Lakers

19.10.2022 - 10:53

Pas një periudhe 3 mujore pushimi, startoi sezoni i ri në NBA, teksa janë luajtur dy ndeshjet e para. Në fushë zbritën kampionët në fuqi të Golden State Warriors, që morwn edhe unazat e titullit. Një ceremoni e bukur, me kampionët e NBA-së që u përshëndetën nga tifozët e shumtë.

Për sa i përket ndeshjes kundwr Los Angeles Lakers, ajo u fitua 123-109 nga Golden State, që mposhti një rival direkt për titullin në Perëndim. Stephen Curry me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e 14 rebound të LeBron James për Lakers.

Në ndeshjen tjetër, ekipi i Boston Celtics triumfoi 126-117 ndaj Philadelphia. Edhe pse me probleme, për shkak të pezullimit të trajnerit, skuadra vendase bëri një ndeshje të mirë, ku u dalluan Tatum e Brown me nga 35 pikë secili. Për Philadelphia, Harden realizoi po 35 pikë, por që mbetën për statistikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN