MENU
klinika

Takimi në Gjirokastër

“Mos thoni: S’kemi bukë”/Rama: Gratë s’do shkonin në floktore, burrat do dilnin me gjethe

19.10.2022 - 11:53

Në kuadër të zhvillimit të takimeve më qytetarët në bashkitë e vendit, kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me operatorë turistikë dhe të hotelerisë në qytetin e Gjirokastrës.

Ndër të tjera, ka folur dhe për investimet e bëra në fasadat e ndërtesave të qytetit.

Sipas tij, këto investime janë të rëndësishme pasi sjellin zhvillim për qytetin dhe mirëqenie për banorët.

“Ndihesh i lumtur që në vendin tënd njerëzit po shkojnë ndryshe dhe po bëjnë ndryshe, Vende të bukura dhe të varfra kam parë. Por një vend të pistë dhe të pasur nuk kam parë. Mos u merrni me fasada “se skemi bukë”, është dritëshkurtësi. Ato fasadat sjellin më shumë bukë, janë hallkat e zinxhirit që çon deri tek buka e atyre që punësohen. Shumë e thjeshtë, si do vinin nga Greqia në Gjirokastër për të bërë turizëm, duke parë plehrat e gropat.

Duke parë rijetëzimin e kthimin e një dinjiteti. Po të ishte fasada kaq e parëndësishme s’kishte pse kriheshin gratë në floktore 2 herë në javë, dilnin të shpupuritura, as nuk lyheshin e as nuk kriheshin, as visheshin. Edhe burrat jo e jo, mbanin gjethen këtu përpara, dilnin e vazhdonin muhabetet, thoshim nuk po blejmë rrobat po blejmë bukë, me gjithë gjethe. Si qenka kjo, kaq të prapambetur janë, të zhytur në patakun e injorancës janë, e kaq të poshtër. Është edhe ligësi e madhe që ushqehet nga ligësia, verbëria, inati dhe urrejtja. Deri në pikën që edhe luftën bërthamore mund ta ëndërrojnë vetëm për të mos parë mirë këtu, por shyqyr do shkojnë edhe më mirë.”– tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e studiuesit bullgar për Deutsche Welle

“Muajt e ardhshëm, më të vështirët në historinë e BE”

Intervista e përfaqësueses së Partisë së Merkel

“Nëse ODIHR flet për shitje të votave, rrezikoni izolimin”