MENU
klinika

Ikona e tenisit botëror

Jeta pas hekurave të burgut e Boris Becker

19.10.2022 - 15:03

Kanë kaluar 6 muaj që nga koha për ish-tenisti i njohur gjerman Boris Becker u dënua me 2 vite e gjysmë nga gjykata për mashtrim dhe falimentim. Dënim që ikona e këtij sporti po e kalon në burgon famëkeq të Huntercombe (Londër), shumë pranë zonës së Wimbledon, turne ku ai ka shkuar historinë.

Edhe pse i ka shitur të gjithë trofetë dhe medaljet e fituara në karrierën e tij, kjo nuk mjaftoi për të shlyer borxhet e mëdha që kishte. Jeta e shfrenuar që bënte dhe blerjet e tepërta e fundosën tenistin gjerman, që nuk arriti të paguante borxhet që kishte ndaj bankave.

Sipas mediave britanike, Boris Becker ka marrë disa privilegje në burg, që të dënuarit e tjerë nuk i pëlqejnë. Tenisti jeton i vetëm në qeli, në një zonë më të qetë dhe jep leksione të edukimit fizik për të burgosurit e tjerë.

Jeta për të është e ashpër, pasi nuk e pëlqen mishin e konservuar dhe ka kërkuar biskota e çokollata. 54-vjeçari gjerman është i detyruar të mbajë uniformën e të burgosurit edhe pse fshehurazi e lejojnë të provojë ndonjë puro apo cigare kubaneze.

Mësohet se ka qenë i pakënaqur me ushqimin që japing në burg dhe shpenzon paratë që fiton nga mësimdhënia për të blerë ushqime luksi (banana).

Të vetmit persona që lejohen ta takojnë në burg në çdo moment, duke shkelur disi rregulloren, janë nëna e tij 86-vjeçare dhe e fejuara e tij Carvalho Monteiro. “Si është Boris? Mos më pyesni kot, pasi nuk po jeton në një hotel me pesë yje. I shqetësuar nga higjena në burg”, – tha e fejuara e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN