MENU
klinika

Lufta vazhdon

Neymar, tjetër “thumb” për Mbappe

19.10.2022 - 15:12

Lufta mes Neymar dhe Mbappe nuk duket se do të përfundojë, të paktën në afat të shkurtër. Pikërisht braziliani i është rikthyer ‘përçmimit’ të yllit francez, këtë herë duke përdorur Vinicius në mes.

Lojtari brazilian i PSG-së ka uruar Karim Benzema për fitimin e “Topit të Artë”, por në të njëjtën kohë ka kritikuar organizatorët e çmimit pse Vinicius nuk ishte në podiumin e trofeut të fundit prestigjioz.

“Benzema e meritoi, plotësisht! Tani që Vini është i teti më duket e pamundur…Të paktën të ishte në mesin e tre të parëve”, – ka shkruar ai në Tëitter. Sulmuesi “karioka” i Real Madridit përfundoi në vendin e tetë, pas Kylian, i cili ishte i gjashti.

Pra, për Neymar, bashkombasi i tij është më i mirë se bashkëlojtari te PSG, e meritonte podiumin para Mbappe. Dihet se marrëdhënia e tyre nuk është më saktësisht e mirë, ndaj këto fjalë të Neymar-it mund të interpretohen si një tjetër ‘shigjetë’ ndaj shokut të skuadrës, pas disa mosmarrëveshjeve në muajt e fundit.

Kur dukej se të dy e kishin qetësuar tensionin mes tyre, kjo mund të shkaktojë një tjetër konflikt brenda dhomave të zhveshjes pariziene. Një tjetër “zjarr” brenda një ekipi që sheh sesi polemikat dëmtojnë sërish imazhin e klubit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”