MENU
klinika

"Të përshpejtohet procesi për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin!"

Berisha jep direktivat për primaret: Duhet të ofrojmë diçka të vërtetë

19.10.2022 - 19:41

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti pasditen e kësaj të mërkure një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Tiranës.

Në fjalën e tij Berisha u ndal tek primaret, ku bëri me dije se krahas anëtarësisë do të marrin pjesë dhe të gjithë simpatizantët e PD-së. Berisha u kërkoi kryetarëve të degëve që të bëjnë të mundur që procesi i primareve të jetë një histori suksesi dhe të fitojë më i miri.

Ai kërkoi një përshpejtim të procesit për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin, pavarësisht axhendës së publikuar.

“Kryesia ka diskutuar për rregulloren e primareve, përgjegjësia shkon te seksionet dhe ky është decentralizimi që ne tregojmë. Seksioni i organizimit do tu ndajlë listat dhe do të jenë dokumenta zyrtarë, mbi të cilat seksionet do të përcaktojnë simpatizantët dhe janë të mirëpritur të votojnë. Në këto primare ne jemi të hapur për çdo simpatizantë të PD-së të kandidojë.

Absolutisht se cilin preferojnë simpatizantët tanë, ata janë të klirë të votojnë së bashku me anëtarësinë tonë. Ne nuk ofrojmë diçka të kontrolluar, ofrojmë diçka të vërtetë.

Cilido që kërkon të vijë nga diaspora është i mirëpritur. Duhet të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë një proces i sukseshëm.

Është bërë një lloj agjende dhe mbi bazën e atij kalendari do ecet. Për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do mundohemi t’i përshpejtojmë”, tha Berisha.