MENU
klinika

“Opozita duhet të bllokojë, rrugë porte dhe aeroporte”

Paralajmërimi i Berishës: Protestat tona do t’i shohë Rama

19.10.2022 - 20:01

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për protesta shumë të fuqishme, duke thënë se opozita duhet të bllokojë rrugë, porte dhe aeroporte.

Në fjalën e tij para kryetarëve të degëve të PD në Tiranë, Berisha tha se mbështesin protestën e pedagogëve, por ajo nuk është protesta e opozitës.

Sali Berisha tha se dënon kërcënimet që Rama u bën pedagogëve dhe studentëve, duke u ndalur tek kreu i Sindikatës, të cilin Rama e quan “shiks”. “Ne dënojmë me forcën më të madhe kërcënimet e papranueshme të Edi Ramës ndaj pedagogëve, ndaj studentëve. Dënojmë me forcën më të madhe kërcënimin që i bën kreut të sindikatave që i thotë se ka qenë punonjës i shik, ndërkohë që ai është larguar në 2015 dhe është vlerësuar nga qeveria e Edi Ramës, sepse ka qenë punonjës i ndershëm. Një njeri që ka tre herë më shumë mend se ai. Ajo nuk është protesta jonë, protesta tona do ti shohë Edi Rama. Ne përgatitemi për të mbushur rrugë dhe sheshe dhe për tu përballur me këtë qeveri që kalon nga skandali në skandal”.

“Jemi në rrezik absolut për rikthimin e vizave. Doli ministria e jashtme bëri përgënjeshtrimin. Ky mendon për trafikantët që do tu japë pasaportën e florinjtë. Për shkak të pasaportës së florinjtë, shqiptarët humbasin liberalizimin e vizave.

Ata kanë filluar procedurë për Maltën që e kanë vend anëtar. Pse do të tolerojnë Shqipërinë ata. Ky nuk mendon për qytetarët.

Është nafta, pozita duhet të bllokojë rrugë, porte e aeroporte, ose ky do të ulet çmimin e naftës dhe ky do të përgjysmojë taksen ose këtu nuk mund të shndërrohet nafta në një kamxhik për qytetarët shqiptarë.

Nuk mund të pranohet, sepse është bërë nga qeveria. Asnjë qeveri në botë nuk taton naftën 1.2 euro. Asnjë! 1.2 euro e shesin në Uashington naftën, duke marrë taksën dhe akcizën.

Ndaj dhe ne duhet të përpunojmë format më kreative të protestës. Jemi në betejë me një armik të egër të financave të shqiptarëve. Ky duhet të marrë përgjigje nga ne”. theksoi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të përshpejtohet procesi për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin!"

Berisha jep direktivat për primaret: Duhet të ofrojmë diçka të vërtetë