19.10.2022 - 22:30
Liverpool është treguar cinik edhe në javën e 11-të të Premier League, duke fituar vetëm 1-0 në shtëpi me Ëest Ham. Tri pikë me shumë vlerë, që ngjisin të kuqtë në renditje.
Të besuarit e Jurgen Klopp iu falën golit në Nunez në pjesën e parë. Pavarësisht se krijuan shumë raste të tjera, nuk arritën të vrisnin ndeshjen. Ndërsa Chelsea u ndal në një barazim pa gola në fushën e Brentford.
Armando Broja e nisi titullar këtë ndeshje dhe sidomos në pjesën e parë ishte mjaft aktiv, në dy raste provoi vetë, ndërsa 3 herë të tjera pasoi, por që nuk u shfrytëzuan si duhet nga shokët e skuadrës. Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në 62’.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rrëfimi i Armando Brojës