Bayern Munich vuajti jo pak në kalimin e turit të radhës në Kupën e Gjermanisë, duke fituar 2-5 me përmbysje në fushë e Augsburg. Por ajo që ra më shumë në sy ishin fanellat bavareze, si asnjëherë më parë.
Bayern e pësoi në minutën e nëntë dhe u duk që në fillim që nuk do të ishte e lehtë. Megjithatë, bavarezët arrijnë të barazojnë në minutën e 27 me anë të Choupo-Moting. Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë.
Në të dytën, janë miqtë nga Mynihu që përmbysin me anë të Kimmich në 53’. Choupo-Moting do të shënonte golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern në 58’.
Alphonso Davies had a goal and a 🔥 assist in Bayern’s 5-2 win over Augsburg today.
An in-form Phonzie at the World Cup? Yes please.pic.twitter.com/0JuHHmB9nA
— Michael Singh (@MichaelSingh94) October 19, 2022
Megjithatë, autogoli i Upamecano në 65’ rihapi sërish sfidën. Musiala në 74’ vrau ndeshjen për 2-4, ndërsa në 91’ pati vend edhe për golin e Davies. Më tej kalojnë edhe Dortmund, Freiburg, Stuttgart, Union Berlin e të tjerë.