MENU
klinika

NBA

Nets bien në shtëpi, Suns fitojnë në fund

20.10.2022 - 11:14

Sezoni i ri i NBA vijoi me 12 ndeshje në ditën e dytë, ku në parket zbritën disa nga skuadrat pretendente. Brooklyn Nets, që konsiderohet favorit, është mundur 130-108 në fushën e vet nga New Orleans. Durant bëri detyrën e tij, duke realizuar 32 pikë, por që nuk mjaftuan. Për miqtë shkëlqyen Ingram me 28 pikë e Williamson me 25.

Fitore në sekondat e fundit mori ekipi i Phoenix Suns, që mposhti 107-105 Dallas Mavericks. Luka Doncic ishte një përbindësh në fushë, autor i 35 pikëve, por që mbetën për statistikë. Në kahun tjetër u ndallua Booker me 28 pikë.

Jashtë fushe fitoi edhe Chicago Bulls, që falë 37 pikëve të DeRozan mundi 116-108 Miami Heat. Pa probleme fitoi ekipi i Utah Jazz, që falë një loje të mirë kolektive, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, mundi 123-102 Denver Nuggets. Jokic realizoi 27 pikë, por i vetëm nuk mundi të udhëhiqte ekipin drejt fitores.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN