Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester United, i doli në krah Cristiano Ronaldos pas gjestit të largimit paraprakisht nga ndeshja e djeshme kundër Tottenhamit:
“Mendimi im i vetëm është që Ronaldo mund të jetë ruajtur për ndeshjen kundër Chelsea. Kjo është e vetmja mënyrë që unë e shoh logjikisht zgjedhjen për të mos e lënë të luajë. CR7 do të jetë absolutisht i tërbuar. Nuk do të prisja asgjë ndryshe nga ai.
Mendoj se problemi i madh që ka Erik ten Hag është se, duke mbërritur në këtë dritare transferimi, duhet të mendojë me kujdes për atë që bën. Nëse në shumicën e rasteve nuk e sheh Ronaldon si titullar në ekipin e tij, mendoj se duhet ta lirojë nga kontrata.
Ai duhet ta lërë të shkojë. Nuk është e drejtë për askënd, klubin, Cristianon, Ten Hag, që pyetja e parë pas çdo ndeshjeje është: Pse Ronaldo nuk ishte titullar? Pse klubi nuk e la të largohej nëse Ten Hag e dinte se nuk ishte në planet e tij? Do të jetë shqetësuese shumë për mua”.
Gjesti i Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga fusha për të shkuar në dhomat e zhveshjes para përfundimit të ndeshjes Manchester United-Tottenham, fitore 2-0 nga “Djajtë e Kuq”, sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Sipas “As”, klubi anglez do të sanksionojë CR7, por pasojat mund të jenë jo vetëm ekonomike, por edhe sportive. Madje nuk mund të thirret kundër Chelsea.