I riu që aksidentoi një fëmijë ditën e djeshme në Elbasan ka rënë në prangat e policisë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji”, ku shtetasi A. S., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, aksidentoi një të mitur 4 vjeç, i cili ua transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, kishte aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, bën me dije policia.