I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot është takuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku temë kyçe kishin dialogun Kosovë-Serbi.
Siç raporton Danas, Escobar me Vuçiqin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, mundësitë për vazhdimi i dialogut dhe gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme.
“Një bisedë e rëndësishme për të gjitha ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun Beograd-Prishtinë, me këmbëngulje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe të së drejtës ndërkombëtare. Serbia, si një vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon të luftojë për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj, duke bërë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”, ka thënë Vuçiq në Instagram pas takimit me Escobarin.
Në anën tjetër, Escobar ka thënë se presin që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë në mënyrë dinamike dhe konstruktive për të gjitha çështjet e hapura dhe për normalizim gjithëpërfshirës. Ai ka shtuar që kjo është e rëndësishme si për qytetarët ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm të rajonit, derisa ka theksuar se negociatat duhet të përfundojnë shpejt./Express/