Sportistja shqiptare Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria “Wellnes” në Kampionatit Botëror të Fitnessit, Kore e Jugut. Në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i cili pati nderin t’i jepte kupën kampiones së Botës.
Beqa do të garojë dhe në kategorinë “Wellness Fitness” -168 cm dhe kategorinë “Over All” për t’u shpallur kampione absolute. Sportistja nga Gjakova e përfaqësoi Shqipërinë dhe u vesh me flamurin kuq e zi, gjë të cilën e ëndërronte.
View this post on Instagram
“Nuk ka emocion të përshkruhet kur valvitet në arenën botërore Flamuri ynë Kombëtar. Kur ekzekutohet Himni në një tjetër skaj të Globit, ku bën çdo njeri të ndihet krenar që është Shqiptar. Falenderoj Zotin që më dha Dritë të shkëlqej në Kampionatin Botëror të Fitnessit.
Falënderoj familjen time për besimin. Falenderoj z.Rando Kukeli që më mundësoi të mbaj Flamurin Kombëtar. Falenderoj z.Marin Meksi që Luftoi çdo çast për të mbrojtur këtë Flamur. Falenderoj z.Fidel Ylli që më mbështeti në skenën e Lindjes së Largët së bashku me z.Ismet Krasniqi dhe z.Besim Aliti.
Falënderoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Komitetin Olimpik dhe Federatën Shqiptare të Bodybuilding dhe Fitness. Falënderim për gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë!” – shkruan sportistja në Instagram.