Armando Broja po merr një vëmendje të madhe në Itali, për shkak të performanca të tij me Chelsea, sidomos në ndeshjen e fundit kundër Brentford, ku dhuroi spektakël.
Siç raporton “Tuttomercatoëeb”, përveç Milanit, në skenë për shërbimet e sulmuesit shqiptar është shfaqur sërish edhe Napoli. Spalletti e kërkonte atë që në verën e shkuar, në rast të largimit të Osimhen, por duket se nigeriani mund të mos qëndrojë edhe një vit më shumë te Napoli, kështu që trajneri italian është rikthyer sërish te pista e shqiptarit.
Emri i fundit që del në skenë për Brojën është ai i Romës. Jose Mourinho nuk po kalon një periudhë të mirë me Abraham dhe kështu do të jetë i gatshëm që të afrojë një tjetër lojtar nga Chelsea, i cili e bën mjaftë mirë punën e qendërsulmuesit.
Gjithsesi, për të tre klubet, i vetmi problem është ai i trajnerit Graham Potter, i cili nuk kërkon që ta shesë sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Në verën e ardhshme pritet të afrohet në “Stamford Bridge”, Christofer Nkunku, dhe për Brojën do të jetë e vështirë për një vend në formacion.