MENU
klinika

Pas orës 22:00 ndërpritet ndriçimi i jashtëm i godinave

Masat për kursimin e energjisë/ Qeveria miraton aktin normativ

20.10.2022 - 16:25

Qeveria ka miratuar aktin normativ për kursimin e energjisë elektrike në kushtet e emergjencës energjetike të shpallur nga këshilli i ministrave.

Në nenin 4 të këtij akti normativ përcaktohet se institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato të varësisë duhet të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike në masën 15% krahasuar me vitin e shkuar.

Ata do të bëjnë raportim pranë Task Forcës së Energjisë brenda 7 ditësh nga hyrja në fuqi e aktit normativ në lidhje me verifikimin e pajisjeve që konsumojnë shumë energji elektrike dhe masave të vendosura.

Mosarritja e pragut të vendosur për dy muaj nga ana e institucionit do pasohet me gjobë për titullarin e saj ose administratorin e ka përgjegjësi mbi subjektin apo objektin në fjalë.

Në masat e përcaktuar për konsumin e energjisë për abonentët jo familjarë është ndalimi i përdorimit të ajrit të kondicionuar në temperaturë jo më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe jo më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit.

Ndërkohë është vendosur ndërprerja e ndriçimit të jashtëm të godinave pas orës 22:00, ndërprerja e ndriçimit rrugor dhe i objekteve të kulturës, monumenteve, shatërvanëve apo shesheve.

Në rast shkelje të këtij akti normativ, qeveria ka vendosur ndëshkimin me 50 mijë lekë gjobë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fiken dritat në institucione, monumente dhe rrugë

Masat për kursimin e energjisë në vend

Dimri i vështirë për shqiptarët

Energjia, mes kursimit dhe shtrëngimit

Nga vitrinat pa ndriçim te puna me orar të shkurtuar

Masat e BE për kursimin e energjisë

Përballë një dimri të vështirë

Si po reagojmë me politikat dhe masat mbështetëse