MENU
klinika

“Mund të punoni në çdo cep të botës nga shtëpia”

Rama thirrje të rinjve: Me kodim, do paguheni 4-fishin e mësuesve tuaj!

20.10.2022 - 17:24

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë e dhënies së “Medaljeve të Arta” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute.

Gjatë fjalës së tij kryeministri e vuri theksin te avancimi i bërë në sistemin arsimor në Shqipëri, ku sipas tij kurset e kodimit i japin mundësi të rinjëve të punojnë në çdo cep të botës dhe në moshë fare të vogël.

Ai solli në vëmendje rastin e një vajze 11-vjeçare e cila punonte si koduese në SHBA dhe Polonia nga shtëpia dhe siguronte të ardhurat më të mëdha në familje.

“Tjetra që është e rëndësishmë është që universiteti po ndryshon, më vjen shumë mirë që numri juaj që kanë vendosur të studiojnë këtu është më i madh se në të shkuarën. 87% e ekslelentëve kanë vendosur të qëndrojnë këtu dhe nuk kanë bërë gabim. Po të shikoni edhe situatën në vende të tjera të Evropës në këto kushte krize gjithmonë edhe më pak universitete e ofrojnë atë gjënë që duken nga larg. Keni bërë shumë mirë se universiteti po ndryshon, pasi janë disa fakte që e tregojnë ndryshimin. Një nga faktet është rritja e marrëveshjeve me universitetet e tjera për programe të përbashkëta, shkëmbime cilësore dhe 41 marrëveshje që janë në proces, janë me universitete prestigjoze.

Tjetra është që po të shikoni aksesin e universiteteve shqiptare me shtysën që ne po bëjmë në fondet evropiane është një rritje tjetër e konsiderueshme. Po marr universitetin e Tiranës, nuk është e rëndësishme që nga 45 pedagogë në 800 që arrinin të kishin akses në fondet evropiane, kemi sot 400. Jo vetëm kanë hyrë në programe financimi me të tjer, por në disa prej tyre lider është universiteti i Tiranës, që do të thotë që ndryshimi po ndodh. Natyrisht, jo aty ku duam të jemi, se po të ishim aty ku duam të jemi s’do isha unë këtu. Kemi gjithmonë e më shumë programe në anglisht. 22 programe në anglisht, deri dje kishim 0. Tjetra që përsësi ata që ishin më përpara nuk e kanë dëgjuar është programi i sportit dhe i kodimit për të gjithë atë pjesë që merret me teknologjinë që mund të jetë një drejtim plotësues për nesër por edhe për sot.

Pasi nëse futesh në një program kodimi që është 6 muaj apo 8 muaj me certifikim ndërkombëtar, atëherë ti ke mundësi të fillosh punë. Të fillosh punë nga kompjuteri dhe të punësohesh nga kompjuteri në çdo pikë të globit. Edhe kjo nuk është një dëshirë por ka ardhur tashmë. Po ju tregoj një histori që e thashë në Gjirokastër. Ju mund të merrni 4-fishin e pagave që mund të marrin mësuesit tuaj. Filluan të qeshnin dhe thanë na la dhe ky. Më shpëtoi një vajzë nga ky hilaritet që u çua dhe tha që është e vërtetë, aktualisht punoj në Poloni dhe Amerikë dhe s’kam qenë asnjëherë aty, por punën e kam te kompjuteri në Shën Vlash.” Unë jam personi që kam të ardhurat kryesore në familje”-tha, dhe ishte vetëm 11-vjeç”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndryshon skema e bursave për studentët ekselentë

Rama: Nuk do çojmë më të rinj jashtë vendit me taksat tona!