Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria ËBC) ka zyrtarizuar patriotin e tij Dereck Chisora si rivalin që do të ketë përballë në duelin e 3 dhjetorit. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, në Londër.
Dy boksierët kanë dalë ballë për ballë në një konferencë për shtyp për të promovuar sfidën, ndërkohë që kjo do të jetë hera e tretë që ata duelojnë mes tyre. Në dy sfidat e para (2011 dhe 2014) ka triumfuar Tyson Fury.
“Dereck ka ndryshuar nofkën dhe tani e quan veten “luftëtar”. Atëherë le të zhvillojmë një luftë në ring. Stili i Chisora ka ndryshuar dhe po ashtu edhe i imi. Dikur isha një boksier në pjesën e pasme, duke kërcitur dhe goditur rreth ringut, por tani jam një shkatërrues”, tha Fury për mediat.
LET’S HAVE IT THEN DEL BOY!!!! SEE YOU DECEMBER 3RD LONDON! @SpursOfficial @DerekWarChisora pic.twitter.com/3cKofPXNtI
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) October 20, 2022
“Unë e vlerësoj Derek Chisora po aq sa Usyk dhe do të stërvitem për Derek aq fort sa do të stërvitem për çdo burrë në botë. Nëse nuk do ta bëja, do të më duhej të isha një idiot absolut. Unë edhe mund të humbas, por kjo do të ndodhë vetëm nëse dëmtohem ose nuk jam stërvitur mjaftueshëm” – përfundoi Fury.