MENU
klinika

Taksisti shqiptar bëhet viral në Gjermani

DW: Njihuni me Mercedesin shqiptar që ka “përshkuar” 1.5 milionë kilometra

21.10.2022 - 22:16

Deutsche Welle ka publikuar historinë e një 70-vjeçari shqiptar, i cili prej 15 vitesh ka në pronësi një Mercedes-Benz E-Class.
taksisti

“Marrëdhënia e një taksisti profesionist me makinën e tij është vërtet e veçantë. Automjeti është mjeti i punës së tij dhe mirëmbajtja dhe funksionimi pa probleme është gjithçka për jetën e përditshme të pronarit.

Taksisti Luan Nina tregon me krenari se kilometrazhi i makinës së tij shënon 1.584.589 km ndërsa makinës gjatë të gjithë këtyre viteve nuk i është dashur të ndërrojë motorin, i vetmi ndryshim që ka bërë ndër vite është ndërrimi i guarnicionit.


Makina ka një motor nafte 2.0, me katër cilindra, i cili prodhon 136 kuaj fuqi.

Fakti edhe më mbresëlënës sipas raportit është se një në tre makina që shiten në Shqipëri janë Mercedes të përdorur. Në fakt, shifrat tregojnë se në total janë 212 mijë Mercedes dhe të gjithë janë mbi 10 vjet.

Ndoshta shembulli më i mirë se sa i rëndësishëm është mirëmbajtja e rregullt dhe korrekte e një makine”, shkruan DW.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mosha për të është thjesht një numër

Robert Berisha feston 44-vjetorin: Ndihem si 21-vjeçar