PSG vijon dominimin në kampionatin francez, duke fituar 0-3 në fushën e Ajaccio. Një sukses i garantuar vetëm në fundin e ndeshjes, por që shkëput kampionët në krye të Ligue 1.
Në fakt, ishte spektakël mes Messit dhe Mbappe. Argjentinasi dha dy asiste dhe shënoi një gol, ndërsa francezi shënoi dy gola dhe dha asistin për Messin. Goli i parë do të shënohej nga Mbappe në 24’, pas një korridori shumë të bukur të Messit. Kaq për pjesën e parë.
Në të dytën, ndërrohen rolet në minutën e 78’, shërben Mbappe dhe Messi shënon. Katër minuta anasjelltas, duke vrarë ndeshjen para kohe. Qazim Laci mungonte për Ajaccion pas një dëmtimi, ndërsa Neymar kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk ishte grumbulluar.