22.10.2022 - 12:35
Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e sotme Giorgia Meloni-n, e cila ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kryeministre e Italisë. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë uron gruan e parë të zgjedhur kryeministre nga populli italian.
Ndërsa i uron homologes së tij fat, kryeministri kujton se Shqipëria i detyrohet shumë Italisë, me të cilën “na lidh një miqësi e lashtë dhe vllazërore.
Postimi i Edi Ramës në Twitter:
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Editoriali i The Guardian