Manchester City është rikthyer menjëherë te fitorja pas humbjes në Liverpool, duke mposhtur 3-1 në shtëpi Brighton. Një sukses që mban në vend të dytë “Qytetarët”, duke i bërë presion Arsenalit të vendit të parë.
City ushtroi presion që në fillim, por goli do të vinte në minutën e 20-të me Haaland. Gjithsesi, VAR do ta anulonte. Por vetëm 2 minuta më pas, pas një topi të gjatë nga portieri, norvegjezi nuk fal, duke plasur në tokë edhe mbrojtësin mik.
Në fundin e pjesës së parë Haaland shënon edhe golin e dytë, kësaj here me anë të një penalltie. Plot 17 gola në 11 ndeshje për sulmuesin shtatalartë, duke e bërë atë më produktivin në 5 kampionatet kryesore evropiane.
Miqtë do të futesh në lojë në minutën e 53-të me anë të Trossard. Megjithatë, në 75’ është De Bryune që shënon golin e tretë dhe rikthyer qetësinë për Guardiolën dhe të tijtë. Kjo epërsi ruhet deri në fund. Në ndeshjen tjetër të orës 16:00, Everton fitoi 3-0 ndaj Crystal Palace.