MENU
klinika

Artistët bëhen bashkë

Opera e Verdit shfaqet në TKOB

22.10.2022 - 17:43

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është dhënë për herë të parë ‘Messa Da Requiem’ e kompozitorit Giuseppe Veri e që erdhni nën dirigjimin e dirigjentit Jacopo Sipari.
Minstrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, tha se kjo ishte një mbrëmje emocionuese shpirtërore që bëri bashkë artistë të Shqipërisë, Kosovës e ndërkombëtarë.

Në vijim gjeni postimin e saj:

Një mbrëmje emocionuese, shpirtërore, që bëri bashkë artistë të Shqipërisë, Kosovës e ndërkombëtarë!

“MESSA DA REQUIEM” nga Giuseppe Verdi, dirigjuar nga Jacopo Sipari di Pescasseroli, në krye të Orkestrës Simfonike të TKOB dhe Orkestrës Simfonike të RTSH-së, me solistë: Eva Golemi, Ivana Hoxha, Raffael Abete, Vittorio de Campo.

Një punë e mrekullueshme nga dirigjentët e korit Dritan Lumshie e Baki Jashari, që udhëhoqën korin e TKOB dhe korin e Filarmonisë së Kosovës.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale