Milan nuk fal dhe mposht 4-1 Monzan, suksesi i katërt radhazi për ta në kampionat dhe vendi i dytë në tabelë. Trajneri i kuqezinjve, Pioli duket se kishte luajtur me kartat e duhura që në fillim.
Brahim Diaz do bënte Lionel Messin në minutën e 16-të, duke shënuar pas një aksioni personal. Ylli spanjoll do dyfishonte shifrat brenda pjesës së parë, pas një assisti të Origi.
Krerët e Monzës si Berlusconi dhe Galliani u fokusuan nga kamerat e San Siros, teksa shikonin sesi modestët e Serie A përballeshin me kuqezinjtë që mbajnë një vend të veçantë në zemrën e tyre.
Në minutën e 65-të, në ndeshjen e parë titullar si futbollist i kampionëve të Italisë, Origi tregon sa vlen duke “tundur rrjetën”. Monza, pavarësisht vështirësive, do ia dilte të ngushtonte shifrat me Ranocchian (70’). Në fund pati kohë edhe për Leaon, që e përmbylli në mënyrën më të mirë të mundshme spektaklin e vendasve.